“S’më takon të them nëse lali Eri është i pafajshëm”, Rama: Vëmendja ime te Bashkia

20 Shkurt 2025 | 17:17

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së dielës një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e tij, që u parapri nga një dokumentar ku tregoheshin punët e bëra në bashki gjatë mandatit të Veliajt, Rama i kërkoi punonjësve të bashkisë që të vijonin pa ndërprerë punën për Tiranë, ndërsa siguroi se për sa kohë kryebashkiaku Veliaj do vijojë betejën me drejtësinë vëmendje e tij ndaj bashkisë do jetë e pandërprerë.

“Nuk mund të mos marrim parasysh edhe kostos nga kjo përmbysje që e kemi udhëhequr me reformën në drejtësi dhe nëse duam që Shqipëria e nesërme të jetë e barabartë me të gjithë, duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të vazhdojmë të luftojmë, kush udhëheq nuk duhet të lëkundet nga asnjë dhimbje, ndryshe asgjë nuk ndryshon ose ndryshon për keq. Nuk më takon mua të them nëse lali Eri është i pafajshëm apo fajtor, barra ime është të qëndroj mbi opinionin tim dhe t’ia lë drejtësisë ta zgjidhë këtë dilemë, barra juaj është që makineria e bashkisë Tiranë të mos fiket, po të vazhdojmë, jam këtu për t’ju thënë se vëmendja ime për Tiranën do jetë e pandërprerë. Dua të besoj akoma se organet e drejtësisë do ja japin kryebashkiakut të drejtën e një gjyqi dinjitoz duke i dhënë fund praktikës së prangave për zyrtarët publikë kur nuk kanë çfarë provash të prishin”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026