Socialistët rrëzojnë amendamentet e Berishës për minimumin jetik dhe pensionet
Maxhoranca socialiste ka rrëzuar në seancën plenare të kësaj të marte amendamentet e propozuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Amendamentet për vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve, u rrëzuan me 72 vota kundër gjatë seancës ku po mbahen diskutimet nen për nen për buxhetin e vitit 2025.
Amandamentet e Berishës për vendosjen e minimumit jetik 200 euro dhe pensionet morën vetëm 35 vota pro.
“Ju uleni në këtë sallë, t’u them alienë, ju nuk jeni, ju jeni çeta e Ali Babait.
Po, po! 8.2 miliardë euro, po si mund të votoni ju një buxhet të tillë dhe të mos i rrisni të paktën 20 përqind pensionet në Shqipëri.
Sepse ju zgjidhni midis vjedhjes dhe pasurimit tuaj dhe kafashatës së qytetarëve. Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Asnjë projekt nuk kërkoj të anulohet. Çdo projekt mund të realizohet me buxhetin 8.2 miliardë. Por a e patë o qytetarë se si e bëjnë?”- tha Berisha në parlament gjatë prezantimit të amendamenteve.
Kujtojmë se plot 36 amendamente janë depozituar nga deputetët e Partisë Demokratike për buxhetin, të cilat do të shqyrtohen në seancën plenare të kësaj të martë ku pritet që të kalojë nen për nen buxheti për vitin e ardhshëm.
Propozimet e PD prekin thuajse të gjitha fushat e jetës, me një vëmendje të veçantë në kërkesën për rritjen e mbështetjes për pensionistët.
Sipas grupit parlamentar demokrat, këto amendamente në buxhet bëhen me qëllimin që ai të mos jetë buxheti i mirëqenies së një grupi njerëzish pranë qeverisë, por të jetë buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta