Berisha i lirë…/Juristi: Vendimi do mbetet në fuqi pavarsisht rekursit të SPAK
Juristi Franc Nuri, i ftuar në emisionin Barometri në Euronews Albania, shpjegoi në pikëpamjen e tij juridike dhe ligjore vendimin e lirimit të Berishës nga arresti shtëpiak.
Sipas tij, “Revokimi i masës është kërkuar disa herë, por ngrihen pikëpyetje pse u pranua tani kjo kërkesë”.
“Kjo ka të bëjë me faktin se nuk qëndrojnë më kushtet për një masë të tillë, sepse nuk ka rrezikshmëri, nuk mund të ndikojë më tek provat dhe së fundmi është marrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese javën e kaluar”, tha ai.
Juristi parashtroi mendimin se Gjykata në një farë mënyre ka reflektuar bazuar në vendimin e Kushtetueses.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka pranuar pjesërisht kërkesën e Berishës. Gjykata pranoi vetëm si antikushtetuese daljen jashtë shtetit pa hequr imunitetin, kjo solli dhe vendimin e marrë sot”, tha Franc Nuri.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë