Sondazhi i Euronews: COVID-19 ka dobësuar argumentet në favor të BE
Pjesa më e madhe e gjermanëve, italianëve dhe francezëve besojnë se pandemia e COVID-19 ka dobësuar argumentet në favor të Bashkimit Europian dhe mendojnë se unioni nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur vendet e tyre gjatë krizës.
Sipas një sondazhi me kërkesë të Euronews, italianët ishin kritikët më të ashpër të BE teksa 61 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se pandemia e ka dobësuar çështjen e unionit, krahasuar me 40 për qind në Gjermani dhe 47 për qind në Francë.
Në sondazhin e kryer nga kompania “Redfield & Wilton Strategies” janë përfshirë 1 mijë e 500 qytetarë nga secili prej këtyre 3 vendeve të BE.
70 për qind e italianëve thanë se BE nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar vendin e tyre gjatë krizës, një shifër më e lartë krahasuar me 60 për qind në Gjermani dhe 57 për qind në Francë.
Në përgjithësi, të treja vendet besojnë se shtetet anëtare kanë vepruar vetë, ndërsa mesatarisht dy të tretat e të anketuarve thanë se pandemia ka treguar që kufijtë kombëtar janë thelbësor për sigurinë e vendit.
Italia dhe Franca janë ndër vendet më të prekura nga coronavirus në Bashkimin Europian. Roma ka regjistruar deri më tani mbi 32.800 viktima nga COVID-19, ndërsa Parisi 28.400, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins. Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një numër më të lartë viktimash.
Si kundërpërgjigje ndaj krizës, vendet e BE mbyllën kufijtë e tyre në mars në kuadër të masave të marra për të ulur kurbën e përhapjes së virusit vdekjeprurës.
Autoritetet franceze, gjermane dhe ato italiane janë shprehur se do të rihapin kufijtë nga mesi i qershorit, por ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtarë.
Masat izoluese në mbarë botën kanë gjunjëzuar ekonominë globale dhe vendet anëtare të BE nuk përbëjnë përjashtim. Të tre vendet e lartpërmendura kanë hyrë tashmë në recesion.
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi muajin e shkuar se PBB-ja e Italisë do ishte ndër më të goditurat me një rënie prej 9.1 për qind, ndërsa rritja ekonomike në Paris dhe Berlin parashikohet të pësojë tkurrje me 7.2 dhe 7 për qind respektivisht.
Shumica e të anketuarve kanë thënë se prioriteti i unionit për 18 muajt e ardhshëm duhet të jetë mbështetja ekonomike e BE.
Pavarësisht se shumica e të anketuarve besojnë se pandemia e ka dobësuar argumentin e BE, një pjesë e tyre nuk do të donin të ndiqnin hapat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të dilnin nga blloku.
Gjermanët ishin më entuziastët për të qëndruar në union me 71 për qind, ndërsa 52 për qind e francezëve u shprehën pro qëndrimin dhe 47 për qind e italianëve.
Lexoni gjithashtu:
Vendet e BE të përçara mbi sasinë dhe kushtet e rimëkëmbjes nga coronavirus
Ekonomia evropiane, si do të ringrihet kontinenti i vjetër për krizës së pandemisë
Qeveria gjermane diskuton heqjen e kufizimeve të udhëtimeve për 31 shtete
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër