Sondazhi i Gallup: Ekonomia, shqetësimi kryesor i qytetarëve shqiptarë
Më shumë se gjysma e të rriturve në Shqipëri e konsiderojnë ekonominë si problemin kryesor kombëtar. Sipas sondazhit të fundit global të Gallup, 58% e të anketuarve përmendin çmimet e larta, pagat e ulëta dhe standardin e jetesës si shqetësime dominonte.
Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve ku mbi gjysma e popullsisë e sheh ekonominë si problem kryesor kombëtar. Ky nivel shqetësimi është dukshëm më i lartë se mesatarja globale, ku vetëm 23% e të rriturve e përmendin ekonominë si çështjen më të rëndësishme kombëtare.
Tendenca ndryshon sipas nivelit të të ardhurave të vendit. Në vendet me të ardhura të larta, mesatarisht 21% e qytetarëve identifikojnë ekonominë ose pamundësinë për të përballuar nevojat bazë si ushqimi dhe strehimi si problem kryesor. Ky përqindje rritet në 31% në vendet me të ardhura mesatare të larta, në 36% në vendet me të ardhura mesatare të ulëta dhe në 38% në vendet me të ardhura të ulëta. Në grupin e fundit, 14% përmendin konkretisht nevojat bazë për ushqim dhe strehim, shumë më shumë se në çdo grup tjetër sipas nivelit të të ardhurave.
Ky sondazh nxjerr në pah sfidat ekonomike që shqetësojnë qytetarët shqiptarë dhe të vendeve me të ardhura të ulëta, duke treguar se ekonomia mbetet çështja kryesore e diskutimit dhe shqetësimit publik.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja