Sonte luhet Shqipëri-Izrael, trajneri Reja i beson sulmin Brojës dhe Uzunit
Shqipëria do të përballet me Izraelin sonte në orën 20:45 në “Air Albania” me synimin për të marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, që do t’i ngjiste kuqezinjtë direkt në vendin e parë me 4 pikë.
Pas barazimit në Islandë, trajneri Reja pritet të bëjë disa ndryshime gjatë përballjes së sotme.
Në portë do të jetë Etrit Berisha. Mbrojtësi Marash Kumbulla, pritet t’i lërë vendin Frederik Veselit, i cili do të plotësojë treshen me Ismajlin e Gjimshitin.
Edi Reja ka vendosur që në vend të Gjasulës e Çekiçit, ta nisë ndeshjen me Asllanin dhe Bajramin. Në mesfushë gjithashtu do të jenë edhe Balliu, Hysaj e Abrashi.
Reja ka vendosur të ndryshojë dhe dyshen e sulmit. Në vend të Cikalleshit dhe Seferit autorit te golit ndaj Islandes, do jenë Broja dhe Uzuni. Të dy keta sulmues nuk ishin në dispozicion për sfidën në Islandë.
Shqipëria është perballur 4 here me Izraelin. Dy ndeshje jane fituar nga Shqiperia dhe dy nga Izraeli. Edhe pse gjithcka është e barabartë në perballjet mes tyre, specialistët e basteve shohin favorite Shqipërinë për ndeshjen e sotme.
Nesë Shqiperia arrin t’i marrë 3 pike sonte Izraelit renditet në vendin e parë në grup falë dhe një pike të marrë përballë Islandës.
LEXONI GJITHASHTU
Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën