Soreca e quan lajm të mirë dënimin me burg për ish-ministrin Tahiri
“Lajm i mirë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë”. Kështu e ka quajtur ambasadori i BE-së Luigi Soreca vendimin për dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Ju e dini që nuk e kam zakon të bëj koment për procedura apo çështje specifike. Po të shihen disa nga vendimet e fundit të gjykatave shihet një pavarësi më e madhe dhe më e fortë. Ky është lajm i mirë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë. Ne shikojmë sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe gjyqtareve. A mjafton kjo? Jo. Ne presim më shumë nga të gjithë”, tha ai nga Korça.
Ambasadori e cilësoi shumë të rëndësishme zgjatjen e afateve të Vettingut, ndërkohë që PD duket se është kundër.
“Ju e dini qëndrimin tonë, ka qenë i qartë. Ne kemi thënë që zbatimi i reformës në drejtësi është tejet i rëndësishëm për vendin. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias në dhjetor. Ku nuk u identifikua ndonjë problem për zgjatjen e afatit të Vettingut. Është e rëndësishme që të sigurohen të njëjta standarde për procesin e Vettingut të gjyqtarëve. Votimi për zgjatjen e afatit të vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha Soreca.
Për mos-tërheqjen e Sali Berishës nga politika pas shpallës ‘non grata’, ai tha se nuk komenton zhvillimet e brendshme të partisë.
“Më lejoni të mos e komentojmë mbi zhvillimet e brendshme të partisë. Ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Do të ketë zgjedhje shumë shpejt. Ne po flasim me të gjitha forcat politike. Vazhdojmë punën tonë duke biseduar me forcat politike në vend”, tha ambasadori.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta