Soreca nga Elbasani: Të shqetësuar për blerjen e votës, por edhe shitja përbën vepër penale

19 Prill 2021 | 13:07

Ambasadori i BE, ai gjerman dhe ambasadorja franceze ishin këtë të hënë në Elbasan ku zhvilluan takime me drejtuesit e partive në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Nga ky qytet ata ngritën shqetësimin e shit-blerjes së votës, duke thënë se ajo është vepër penale. Gjithashtu, diplomatët bën thirrje se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

Kur na ndajnë edhe 6 ditë nga 25 prilli, dita kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit, trojka e ambasadorëve në Shqipëri zbarkoi në Elbasan. Këtë fillim jave, ambasadori i BE, Soreca, ai gjerman Zingraf dhe ambasadorja franceze Barsak zhvilluan takime me përfaqësuesit politike të PSPD, Nismën “Thurje”. Takimi nuk u zhvillua vetëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim për shkak të axhendës elektorale të kryetares Kryemadhi. Pas takimit diplomati i Bashkimit Evropian deklaroi se fushata elektorale duhet që të mbizotërohej nga programet e partive dhe jo nga sulmet.

“Donim të shikonim një fushatë të përqendruar tek programet, të përqendruar tek qytetarët shqiptarë dhe tek nevojat e tyre dhe jo të përqendruar tek sulmet dhe tek intimidimet. Ua përsëritëm këtë mesazh liderëve që takuam. Ajo çka është vërtetë e rëndësishme dhe mjaft thelbësore për ne është këto zgjedhje të jetë të lira të ndershme dhe transparente”, u shpreh ambasadori.

Në fjalën e tij ai theksoi se blerja por edhe shitja e votës përbëjnë vepra penale.

“Ne kemi dëgjuar për shqetësimet për blerje të votës, mos harroni që blerja e votës është një vepër penale, parashikohet nga neni 328 i kodit penal, por shtije votës, edhe kjo është vepër penale”, u shpreh Soreca.

“Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve.  Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme edhe për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, përfundoi ambasadori.

Lexoni gjithashtu:

3 ambasadorë në Elbasan, takime me PS, PD, Nismën ”Thurje”, por jo me LSI

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026