Soreca për Euronews Albania: BE të mbajë premtimet për Shqipërinë dhe RMV-në për negociatat

20 Tetor 2021 | 09:59

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi për Euronews Albania se tashmë është radha e BE-së që të mbajë premtimet për Shqipërinë dhe RMV për negociatat, pasi kushtet janë plotësuar.

“Shqipëria ka treguar, ka dhënë rezultate dhe tani është koha që BE të mbajë premtimin e vetë. Shtetet anëtare të lexojnë raportin dhe të gjejnë në raport pikat e forta për të kaluar tashmë atë çështje dypalëshe që kanë mbetur dhe  që të lejohen që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ulen në atë tryezë, në të cilën e meritojnë që të ulen se i kanë arritur gjërat që është kërkuar prej tyre”, u shpreh ambasadori gjatë prezantimit të progres-raportit të KE-së, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Ambasadori shtoi se “Shqipëria po integrohet dhe qytetarët po integrohen në BE dhe në sajë të shkëmbimeve të frytshme që ndodhim me anën e asistencës financiare të BE”.

Ndërsa kryeministri Rama theksoi se është BE në rast, ajo që nuk po arrin rezultate.

Të martën, nëpërmjet progres-raportit, KE i dha një vlerësim pozitiv Shqipërisë dhe reformave të ndërmarra gjatë vitit të fundit.

Sipas KE-së, Shqipëria ka shënuar përparim në fushën gjyqësore dhe ka vazhduar zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse gjyqësore. Në raport parti edhe kritika ka sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026