Sorensen bisedon me Kurtin e Osmanin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, tha se gjatë vizitës në Kosovë më 6 gusht bisedoi me krerët shtetërorë lidhur me mënyrën se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, por edhe për situatën në terren.
“Sigurisht, situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. E di këtë, Kështu që ky është një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu”, tha ai për gazetarët pasi përfundoi takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
I pyetur nga gazetarët se në çfarë gjendje është aktualisht dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, emisari evropian tha shkurt se procesi “është aktiv”.
Ndërkaq, marrëveshjes së iu referua Sorensen, palët e arritën më 2023. Pavarësisht se marrëveshja nuk është nënshkruar, BE-ja insiston se marrëveshja është obligative për palët.
Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Rundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ishte mbajtur më 10 qershor. Pas këtij takimi mes kryenegociatorëve të dy shteteve, Sorensen deklaroi se po bëheshin përgatitje për një takim të nivelit të lartë.
Takim të nivelit të lartë në dialog Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar që nga shtatori i vitit 2023. Ai takim, ishte zhvilluar disa ditë para se një grup i serbëve të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter.
Kosova për këtë ngjarje fajëson Serbinë, por Beogradi mohon se ka gisht në të. Ndërkaq, BE-ja ka kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
Sorensen gjatë ditës u takua edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Prokuroria në Kosovë ngre aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Kurtit
- Kurti akuzon opozitën për krizën politike: Xhelozë për LVV, nuk pranojnë humbjen
Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun