Prokuroria në Kosovë ngre aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Kurtit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj dy personave, të cilët dyshohen se kanë kanosur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Prokuroria ka identifikuar të dyshuarit me iniciale, F.K dhe N.S.
Sipas saj, ata dyshohet se më 2023 kishin publikuar në llogaritë e tyre në Facebook shkrime me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit.
Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar në Facebook se as ai dhe as avokati i tij nuk janë informuar se ndaj tij është ngritur një aktakuzë, por shtoi se “mezi pret” që të ballafaqohet me Kurtin në gjykatë.
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se më 30 gusht të vitit 2023, F.K, e kishte përsëritur një postim me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit ku thuhej: “… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”.
Ndërkaq, N.S, sipas Prokurorisë, e ka kanosur me vrasje Kurtin përmes postimeve të bëra në Facebook, për shkak të funksionit të tij si kryeministër, duke iu referuar postimit kërcënues të F.K.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që synon që përmes dhunës apo kanosjes të pengojë përfaqësuesit e lartë të Kosovës të kryejnë detyrat e tyre mund të dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST