Dita e Unitetit të Ukrainës, kryeministri i Polonisë viziton Kievin

22 Janar 2024 | 11:53

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka mbërritur sot në Kiev, në kuadër të një vizite në Ukrainë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Tusk ka mbërritur në Kiev pak orë më parë, ku pritet të diskutohet lidhur me agresionin rus.

Varshava është shfaqur si një aleat kyç për Kievin, pasi Ukraina aktualisht është duke u mbrojtur nga Rusia dhe ka kërkuar më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake nga partnerët perëndimorë.

Vizita e zotit Tusk përkon me festën e Ditës së Unitetit të Ukrainës. Kujtojmë se që prej 24 shkurtit të dy viteve më parë, pas agresionit të pajustifikuar nga Rusia, lufta në Ukrainë i ka marrë jetën mijëra personave civilë e ushtarakë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026