“Sot e kam forcën unë me votë”/ Votojnë qytetarët e parë në Vlorë
9 Nëntor 2025 |
07:52
Në Vlorë kanë mbërritur votuesit e parë në qendrat e votimit, ku disa prej qytetarëve që votuan herët thanë për mediat se e shohin këtë ditë si një moment të rëndësishëm për të ushtruar të drejtën e tyre.
“Votova, erdha që herët se kisha dëshirë ta mbaroja këtë detyrë. E cilësoj detyrë shumë të rëndësishme, sepse sot e kam forcën unë me votë. Mesazhi im për qytetarët është të votojnë atje ku mendojnë se është më mirë dhe ku kanë vendosur vetë. Procesi ku votova ishte i rregullt, pa problem,” tha një qytetar në bashkinë e Vlorës.
Procesi vijon në të gjitha qendrat e votimit të bashkisë, nën masa sigurie dhe me pjesëmarrje të ulët në orët e para.
LEXONI GJITHASHTU:
- Probleme në nisjen e procesit zgjedhor në Vlorë, vonesa dhe pjesëmarrje e ulët
- Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama-qytetarëve: Votoni për kryebashkiakët e rinj
Lajme të Sugjeruara
Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks