Sot fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët, afati deri më 31 dhjetor

21 Dhjetor 2020 | 07:00

Nga sot deri në datën 31 dhjetor, pensionistët duhet të paraqiten në sportelet e postës shqiptare për të tërhequr bonusin e fundvitit.  Ky bonus është 50 mijë lekë të vjetëra.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar grafikun me datat përkatëse për 655 mijë të moshuarit.

Sipas grafikut në datën 21 dhjetor (sot) do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor.

Me të njëjtën logjikë do të vijohet deri ditën e fundit të dhjetorit, ndërsa shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

Lajmi për bonusin e këtij viti u dha nga kryeministri Edi Rama në fillim të kësaj jave, ndërsa me aktin normativ që ndryshoi sërish buxhetin, fondi për këtë kategori mbërrin në 3.4 miliardë lekë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026