“Sot jam invalid i luftës së UÇK-së”, Gucati në Hagë: Nuk e pushtuam ne Serbinë!

19 Dhjetor 2020 | 07:50

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati është deklaruar i pafajshëm para Dhomave të Specializuara në Hagë, në seancën e parë ndaj tij që prej konfirmimit të aktakuzës. Përpara vet-deklarimit, Gucati ka thënë se ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë luftuar për liri dhe në mbrojtje të atdheut. 

 “Unë Hysni Gucati, dhe bashkëluftëtarët e mi kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe atdheun tonë dhe si pasojë unë jam plagosur me 3 qershor 1999 dhe sot jam invalid i luftës së UÇK-së. Ne nuk e kemi pushtuar Serbinë, ne jemi të pafajshëm, unë kam të drejtën e lirisë dhe shprehjes dhe të drejtën të shprehjes së mendimeve të mia, është e drejtë e imja që në mënyrë të ligjshme të mbrojë vlerat e kombit shqiptar dhe të UÇK-së, dhe do të vazhdoj t’i mbrojë këto vlera deri në fund”, u shpreh ai para trupër gjykuese në Hagë.

Gucati ngarkohet me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Për të gjitha pikat e aktakuzës, ai u deklarua i pafajshëm. 

 “Vetëdeklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat që më janë veshur mua”, pohoi ai më tej.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes së Gucatit pritet të caktohet në ditët në vijim. Kreu i veteranëve të luftës së UÇK-së u arrestua më 25 shtator 2020 në zyrat e organizatës, pas bastisjes që hetuesit e Speciales dhe Policia e EULEX-it zhvilluan në OVL-UÇK.

Po atë ditë, Gucati është transferuar në Hagë ku po mbahet në paraburgim.

Paraqitja e Gucatit para Dhomave të Specializuara u bë disa orë pasi të premten para kësaj Gjykate u paraqit edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili nuk pranoi të prononcohej në seancë. 

Lexoni gjithashtu:

Thaçi e të tjerët mbesin në parabugrim

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, mbrojtja kërkon kohë: Pretendimi i Prokurorisë qesharak. Na duhen të paktën 18 muaj

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026