Sot Konferenca Ndëqeveritare në Bruksel mbi finalizimin e “Themeloreve”, Rama në Bruksel

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
26 Maj 2026 | 08:04

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian zhvillojnë këtë të martë në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare, një takim që konsiderohet kyç për vijimin e procesit të integrimit të vendit në familjen evropiane.

Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për negociatat, pas përmbushjes nga Shqipëria të objektivave të ndërmjetme për grupkapitullin “Themeloret”, i cili përfshin çështje që lidhen me shtetin e së drejtës, drejtësinë dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Në fokus të konferencës pritet të jenë përcaktimi i hapave përmbyllës për Kapitullin 23, që lidhet me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si dhe Kapitullin 24, që trajton drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. Po ashtu, diskutimet do të prekin reformën në administratën publike dhe kriteret ekonomike që lidhen me standardet e BE-së.

Delegacioni shqiptar do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga përfaqësues të ekipit negociator. Konferenca pritet të nisë në orën 19:30 në Bruksel.

Ky zhvillim pason një seri takimesh ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, gjatë të cilave janë hapur disa grupkapituj negociues, përfshirë tregun e brendshëm, konkurrueshmërinë, axhendën e gjelbër, bujqësinë dhe marrëdhëniet e jashtme.

Konferenca e tetë shihet si një test i rëndësishëm për ecurinë e reformave dhe për ritmin me të cilin Shqipëria do të avancojë në fazat e ardhshme të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026