Sot nis bojkoti i seancave për masat e sigurisë nga avokatët në Korçë

24 Qershor 2022 | 09:50

Këtë të premte, në Korçë ka nisur bojkoti i seancave për masat e sigurisë nga Dhoma e Avokatisë, ashtu siç ishte paralajmëruar pak ditë më parë.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena deklaroi se asnjë avokat nuk do të paraqitet  pranë organeve të ndjekies penale, polici, prokurori dhe gjykatë.

“Sot kemi filluar bojkotin 2 ditor për masat e sigurisë, që nënkupton që asnjë avokat nuk do të paraqitet  pranë organeve të ndjekies penale, polici, prokurori apo qoftë edhe në gjykatë. Kjo nënkupton që nuk do ofrohet asnjë ndihmë juridike për asnjë të arrestuar apo të ndaluar dhe nuk do të ketë asnjë avokat në seancat e masës së sigurisë”, u shpreh ai.

Në lidhje me procedimin nga ana e gjykatës për masat e sigurisë, Lena theksoi se asnjë masë nuk mund të zhvillohet pa praninë e përfaqësuesit ligjor.

Sipas tij, ligji parashikon masa për avokatët vetëm kur nuk i binden vendimeve të dhomës kombëtare të avokatisë

“Ne kemi dërguar njoftimin që pardje, kemi lënë një afat 24 orë për paralajmërimin e kësaj situate sepse masat mund të paraqiten edhe brenda ditës dhe caktohen brenda ditës. Ligji nuk parashikon asnjë masë për avokatët, qoftë ligji për avokatinë, qoftë kodi i procedurës penale, nuk ka asnjë lloj mase për avokatët.

Ligji parashikon masa për avokatët vetëm kur nuk i binden vendimeve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Është tërhequr lista e gadishmërisë për këto dy ditë nga dhoma e avokatisë, këto janë vendime kologjale”, tha Lena.

Pak ditë më parë, Dhoma e Avokatisë në Korçë mori vendim për bojkotimin e seancave për masat e sigurisë, në datat 24 dhe 25 qershor.

Avokatët e Korçës kanë bojkotuar qindra seanca duke shkaktuar krizë në sistemin e drejtësisë, për shkak se janë shprehur kundër hartës së re gjyqësore.

Harta e re gjyqësore ka sjellë debate e kundërshti. Ajo parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026