Sot PD pritet të publikojë emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar
Një ditë pasi Partia Demokratike mblodhi Kuvendin Kombëtar, ditën e sotme pritet të bëhen publike emrat e 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, institucionit më të rëndësishëm drejtues të Partisë Demokratike.
Ata u votuan nga delegatët ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve. Kryetari i Komisionit Zgjedhor brenda PD-së, Jemin Gjana bëri me dije se në votime morën pjesë gati 70% e delegatëve.
Sipas Statutit nga 300 emra që do të publikohen sot, minimalisht 90 do të jenë gra dhe vajza dhe 45 të tjerë anëtarë të forumit rinor të PD-së.
Delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD zgjodhën mes 600 propozimeve të kryedemokratit, ndërsa në mbledhjen e parë të tij, Këshilli do të zgjedhë drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin, i cili dje mungoi në Pallatin e Kongreseve.
Ditën e djeshme, u miratuan gjithashtu edhe 11 propozimet e Lulzim Bashës, pa asnjë ndryshim nga Kuvendi Kombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta