Sot raportimi i fundit i Dumanit si Kreu i SPAK në Kuvend bashkë Çelën te “Ligjet”

14 Tetor 2025 | 08:37

Institucionet e drejtësisë do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe atij të Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike. Në këtë mbledhje e cila nis në orën 10:00 pritet të raportohet nga institucionet e drejtësisë lidhur veprimtarinë e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela do të prezantojë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Në mbledhje do të raportojë edhe kreu në largim i SPAK, Altin Dumani. Dumani pritet të raportojë mbi veprimtarinë e SPAK.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjithashtu do të jetë i pranishëm ku do të paraqesë raportin vjetor mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin e kaluar. Kreu i ILD-së, Artur Metani të hënën ishte duke raportuar në komisionin e Ligjeve ku foli lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ku shprehu edhe shqetësimin për reagimet ekstreme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh...
10:40 | 24/07/2026

Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka...
10:27 | 24/07/2026