Sot San Marino-Shqipëri, kuqezinjtë duan të rikthehen te fitorja, Kosova sfidon Spanjën

31 Mars 2021 | 10:57

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë kualifikuese për kampionatin botëror “Katar 2022”. Skuadra kuqezi do të kërkojë rikthimin te suksesi në transfertë me San Marinon, një kundërshtar në letër më inferior.

Në të shkuarën ekipi përfaqësues ka hasur probleme ndaj skuadrave të ashtuquajtura të vogla, ndaj trajneri Edoardo Reja kërkon përqendrim maksimal në këtë përballje, duke paralajmëruar se do të ketë ndryshime në formacion.

“San Marino është ekip i organizuar, nuk është rival modest. Duhet pasur kujdes, ata punojmë mirë dhe janë të organizuar në sulm. Mund të jenë të rrezikshëm edhe në sulm. Kemi shumë zgjedhje dhe do të luajnë ata që janë në formë. Duhet ekuilibër në çdo fazë të lojës, shpresoj të bëjmë diçka më shumë në sulm”, u shpreh trajneri Reja.

Përqendrim maksimal kërkon dhe Elseid Hysaj, që në këtë përballje do të mbajë shiritin e kapitenit. Shkodrani thekson se skuadra duhet të besojë te kualifikimi deri në fund të edicionit.

“Me Andorrën dhe San Marinon nuk duhen lënë pikë, duhet të bëjmë maksimumin me çdo ekip. Me Anglinë kishim rastet tona, por nuk i shfrytëzuam. Me dy ekipet më lart duhet të shënojmë dhe të vazhdojmë të konkurrojmë për kualifikimin. Duhet vlerësuar maksimalisht kjo ndeshje”, shprehet Elseid Hysaj, futbollist i Kombëtares së Shqipërisë.

Po këtë të mërkurë në fushë do të zbresë dhe Kosova. Përfaqësuesja dardane do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Spanjës në transfertë. Skuadra e Challande u mund tri ditë më parë nga Suedia me rezultatin 0-3 dhe kjo do të jetë përballja e dytë në këtë edicion kualifikuesesh. Të dyja këto përballje do të luhen në orën 20:45.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026