Sot seanca për Metën në Kushtetuese

3 Shkurt 2022 | 09:25

Gjykata Kushtetuese vazhdon sot seancën për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Këshilltari Ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj ka thënë se presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën dhe se vetë procesi i ngritjes së Komisionit Hetimor ishte anti-kushtetues.

Meta, me një mesazh në Facebook me një video shprehet se “kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zerove, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”.

Gjykata Kushtetuese nisi të martën, procesin e gjykimit të vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit Iliri Meta me një seancë publike dhe praninë e të dyja palëve: Parlamentit dhe Presidencës.

Më herët të martën, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e presidentit për përjashtimin e gjyqtarëve nën argumentin se nuk garantojnë një proces të paanshëm.

Sipas trupës gjykuese, asnjë nga gjyqtarët nuk është në kushtet e ndalimit.

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026