Sot seancë plenare, ministrat e rinj mbërrijnë në Kuvend

5 Mars 2026 | 10:01

Për pak minuta pritet të nisë seanca plenare ndërsa deputetët kanë nisur të futen në ambientet e Kuvendit. Në këtë seancë do të marrin pjesë edhe ministrat e rinj pas dekretimit të presidentit Begaj të 7 ndryshimeve në qeveri.

Në seancë pritet votëbesimi i ministrave të cilët disa prej tyre kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit.

Ministri i ri i Energjisë dhe Infrastruktures Enea Karakaç, ministri i ri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe ministri i ri Jashtëm, Ferit Hoxha janë parë duke hyrë në Parlament. Ata nuk kanë folur para gazetarëve.

Presidenti dekretoi të mërkurën emërimin në detyrë të:

Albana Koçiu-Zëvendëskryeministre;
Ferit Hoxha- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Besfort Lamallari- Ministër i Punëve të Brendshme;
Ermal Nufi- Ministër i Mbrojtjes;
Toni Gogu- Ministër i Drejtësisë;
Enea Karakaçi- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Erjona Ismaili- Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026