Spahiu: A do votonte opozita për arrestimin e liderëve të tyre, si për Ahmetajn?

12 Korrik 2023 | 22:15

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi dhënien e autorizimit të PD dhe PS për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetajt.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai ka ngritur pikëpyetjet nëse opozita do të votonte njëjtë si për Ahmetajn nëse do të jepej kërkesa për arrestimin e numrit dy të PD-së.

“Nëse sot do të kishim  numrin dy të opozitës për masë arresti, opozita e Shqipërisë do e votonte sot? Këtu fillon debati. Shqipëria ka hetuar dhe Ilir Metën në rrethana të ndryshme juridike dhe proceduriale. Nëse Meta ka qenë i garantuar në lirinë e tij në një proces penal, ky tjetri po shkon  në masë arresti. Heqja e imunitetit të ish-liderëve demokratë ka qenë në kushte komode dhe të ndryshme nga kjo që po u bëhet zyrtarë të lartë të PS.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026