Spahiu analizon protestën e Berishës: Basha i bënte 100 herë më të mëdha

11 Shkurt 2023 | 15:02

Juristi Kreshnik Spahiu, analizoi i ftuar në Euronews Albania, protestën e opozitës të mbajtur këtë të shtunë nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Spahiu e cilësoi protestën të dobët si nga forca, kohëzgjatja dhe numri i personave të pranishëm në shesh.

Ai nënvizoi se protestat e Lulzim Bashës ishin 100 herë më të mëdha se protesta e ditës së sotme apo se protesta e e dhjetorit.

“Protestat e Lulzim Bashës të bëra në vitin 2019 ka qenë 100 herë më të madhe dhe më masive sesa protesta e sotme e Sali Berishës, apo ajo e dhjetorit.

Protesta e Lulzim Bashës kanë qenë dhe më të gjata në kohë. Lulzim Basha i ka mbajtur dhe 3 muaj natë e ditë në shesh. Protestat e Lulzim Bashës në 2019-ën kanë qenë më të dhunshme, kanë qenë më të forta dhe më rezistente dhe kanë krijuar përplasje përballë institucioneve.

Protestat e Berishës janë 100 herë më të dobëta në numër, në kohëzgjatje dhe në forcë, kjo sepse kemi një opozitë të përçarë, në kohëzgjatje dhe në forcë, kjo sepse kemi një opozitë të përçarë dhe më të pamotivuar. Edhe opozitari më berishian që e mbështet në këtë doktrinë nuk mendon se Rama do të bie”, tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026