Spahiu: BE sheh raportin e TI për korrupsionin para se të hapë ‘thesin’ për fondet

1 Shkurt 2023 | 21:30

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Bashkimi Evropian sheh raportin e Transparency International për luftën kundër korrupsionit, para se të japë fonde për Ballkanin Perëndimor.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se çdo ministër apo investitor i huaj, i referohet këtij raporti para se të vijë në Shqipëri.

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë. Ky nuk mund të themi që është rapoirti më i mirë, por i vetmi, raporti më profesional që zhvillohet në të gjithë planetin. Qytetarët duhet të kenë parasysh që çdo qeveri, çdo ministër i huaj, kur vjen në Shqipëri, informacioni i parë që merr për Shqipërinë, është ky raport.

Çdo kompani, investitor, para se t’i hypë avionit, i referohet këtij raporti. BE, para se të hapë thesin me para për Ballkanin Perëndimor se kujt do t’i japë më shumë projekte, i referohet këtij raporti”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026