Spahiu: Ja pse Presidenti SHBA Biden refuzoi takimin me Albin Kurtin
Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku tha se presidenti amerikan refuzoi ta takonte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ai tha gjithashtu se ambasadori amerikan e nxorri bllof kryeministrin Kurti duke thënë se do të jetë SHBA-ja ajo që do të garantojë sigurinë e kufijëve të Kosovës pas nënshkrimit të asociacionit dhe se komunat serbe nuk do të guxojnë të shkëputen, të krijojnë autonomi brenda sovranitetit të Kosovës.
“Ambasadori amerikan i shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarisht ka nxjerrë bllofin më të madh të kryeministrit Kurti.
Ai tha se frika për të nënshkruar Asociacionin se ai mund të shndërrohet në të ardhmen në ndryshim kufijsh si autonomi apo si republikë Serpska brenda Kosovës nuk ekziston pasi këtë e garanton dhe nuk e njohin shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne si SHBA jemi garant se komunat serbe nuk do të guxojnë të shkëputen, të krijojnë autonomi brenda sovranitetit të Kosovës.
Pra të gjithë propagandën e Albin Kurtit e nxorri bllof sot ambasadori i SHBA. Pra kjo do të thotë se nuk është Albin Kurti garant për kufijtë e Kosovës, por garant është SHBA, NATO dhe Bashkimi Europian”,-tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë