Spahiu: Opozita është peng i Ramës, për dosjet penale e dy liderëve të saj

8 Shtator 2023 | 15:57

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Spahiu theksoi se në Shqipëri nuk ka një opozitë të vërtetë pasi dy liderët e saj Lulzim Basha dhe Ilir Meta janë peng i kryeministrit Rama për shkak të dosjeve në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, shefi i qeverisë ka një ndikim tangent mbi organet e drejtësisë duke i mbajtur peng liderët e opozitës.

Spahiu nënvizoi se maxhoranca rrëzohet vetëm nëse lind një opozitë e re ose nëse ka çarje Brenda Partisë Socialiste.

Sot nuk ka një opozitë të vërtetë pasi opozita është peng i dosjeve që Edi Rama menaxhon përmes një ndikimi tangent mbi drejtësinë. Nukë shtë nevoja të kontrollosh drejtpërdrejtë një organ të drejtësisë, ne jetojmë në një vend të vogël që zyrtarët e kuptojnë me nuhatje çfarë duhet bërë. Unë e kam të vështirë të besoj te pavarësia absolute e drejtësisë. Edi Rama do të rrezikojë pushtetin kur të lindë një opozitë e re. Këtë opozitë të re nuk e lejon as Edi Rama as opozita e vjetër. Në momentin kur një lëvizje del kundër establishmentit të vjetër, ajo është e vdekur dhe jo vetëm në Shqipëri. Mundësia e dytë e rënies së Edi Ramës është çarja e brendshme e PS-së.

Spahiu shtoi se tashmë opozita prej disa vitesh nuk është më avokate e kauzave të qytetarëve, të cilët kanë humbur tashmë besimin.

“Për sa i përket roli opozitar unë mendoj se prej disa vitesh kauzat popullore janë jetim, që do të thotë nuk kanë dot më avokatë politik që t’i përfaqësojnë. Që nga 14 maji ne nuk kemi parë asnjë protestë. Nuk bëhet fjalë as për Partinë Demokratike as për Foltoren, nuk ka më forca opozitare t’i bëjnë thirrje publikut për kauza të caktuara. Kjo për disa arsye. E para kauzat janë sfumuar janë konsumuar. Nuk kanë më mbështetës dhe kanë humbur bastionet e tyre”, tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026