Çani: Rama po përgatit opinionin për arrestime të bujshme nga opozita
Gazetari Arian Çani ka komentuar ‘skenarin’ që po ndjek kreu i qeverisë Edi Rama, me arrestimet që janë bërë në radhët e mazhorancës.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Rama po bën një përgatitje fushate, në mënyrë që kur të bëhena arrestime tek opozita njerëzit të thonë se drejtësia po bën punën dhe se kjo e fundit nuk varet nga kreu i qeverisë.
Ai nënvizoi se do të ketë arrestimet të bujshme të figurave të larta politike në opozitë.
“Drejtësia është zgjatim i politikës, i pushtetit me mjete represive. Kjo që po ndodh nuk është gjë tjetër veçse një gjueti shtrigash. Rama nuk po luan blofin, Rama është mbrapa, është njeriu që kontrollon çdo gjë, ndryshe drejtësia do shkonte te Rama e te Veliaj. Pse nuk shkon, pse mbetet në këto nivele? Pse është gjithë kjo fushatë e madhe, shumë nga socialistët i mbajnë brenda edhe pse nuk kanë asnjë provë.
E gjithë kjo është përgatitja e opinionit publik që kur të bëhen disa arrestime të bujshme nga opozita, njerëzit thonë se kemi kohë që e kemi dëgjuar që drejtësia po bën punën e vet e nuk varet nga Rama. Pra po përgatitet një terren ku hapja e hetimeve, e ndoshta arrestimi i figurave të rëndësishme të larta politike të opozitës të duket një gjë normale kur të ndodhi. Për mua, nëse ky është plani këta që janë arrestuar janë thjesht koka turku”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndryshimet në qeveri, Iljazaj: Pse ministrat e rinj s’janë teknokratë por burokratë
- Arrestohet në Francë i shumëkërkuari Behar Bajri
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit