Ndryshimet në qeveri, Iljazaj: Pse ministrat e rinj s’janë teknokratë por burokratë

4 Shtator 2023 | 22:01

Analisti Ervis Iljazaj ka komentuar ndryshimet në qeveri, ku u vendosën 7 ministra të rinj.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se nuk ka ndryshuar asgjë ndërsa shtoi se kjo që po bën kryeministri Edi Rama, quhet burokraci partiake.

Ai nënvizoi se Rama sa herë që i duhen njerëz i merr ne administratën publike dhe i vendos në qeveri.

“Nuk ka ndonjë gjë të re në thelb. Për mua Rama  në këto 10 vite na ka mësuar me një tipologji ministri që bë shkencat politike, quhet burokratët partiakë, që partia i merr sa herë duhet në administratën publike dhe i vendos në qeveri. Janë njerëz që nuk kanë ambicie politike, por janë disa burokratë që vijnë nga administrata që vendosen aty sepse nuk prishin punë. Nuk janë teknokratë, por burokratë. Unë nuk di asnjë mendim të ministrave të rinj, nuk di asnjë mendim ekonomik të personit që ëshrë bërë ministër i Financave”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026