“Rama do ndihmojë SPAK”, avokati Ngjela: Ishte i drejtpërdrejtë, por jo i qetë
Avokati Spartak Ngjela ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar fjalimin e mbajtur nga kryeministri Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Ngjela tha se e ka befasuar fjalimi i kryeministrit, e madje shtoi se ka qenë fjalimi i parë i tij që ka dëgjuar nga Edi Rama. Ai tha se Rama duket se ka marrë të dhëna nga ndërkombëtarët apo nga SPAK dhe se ai do të bashkëpunojë me drejtësinë.
“Rama nuk ka përgjegjësi morale për x dhe y, Rama ka përgjegjësi ligjore për qeverinë. Sot ai e nxori në sistem atë që ai ua ka thënë atyre në mënyrë sporadike. Ky është fjalimi i parë që kam dëgjuar nga Rama. Më ka tërhequr që nga fraza e parë. Nuk kishte sorollatje në kavanishte, ishte i drejtpërdrejte dhe kuptohet që ka një sistem të brendshëm.
Nga fjalimi kuptova që ka krijuar një sistem të brendshëm për goditjen e korrupsionit. Si duket i kanë ardhur të dhëna nga ndërkombëtarët ose nga SPAK-u. Ky është kryeministri i parë që flet për goditjen anti-korrupsion. Nuk ishte shumë i qetë. Fjalët që tha ishin shumë të rënda. Ky indirekt, tha se nuk do merret fare me SPAK, por kush ka “futur duart” do mbajë përgjegjësi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rrezikoi jetën pasi gomonia iu përmbyt në mes të detit, shpëtohet turisti
- Rama për Nanon: Uroj të dalë “burgu i terapisë” me humor dhe jetë të gjatë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare