Rrezikoi jetën pasi gomonia iu përmbyt në mes të detit, shpëtohet turisti
Një turist është shpëtuar nga mbytja paraditen e kësaj të hëne pasi ju përmbyt gomonia në mes të detit në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në Sarandë në plazhin e Kasolles, ku për fat të mirë Policia Kufitare i është përgjigjur në kohë rekord, thirrjes së tij për ndihmë.
“Paraditen e sotme, një shtetas ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, për të kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse mjeti lundrues gomone që drejtonte, ishte përmbysur në plazhin e Kasolles.
Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjet lundrues në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur.
Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë marrë këtë shtetas, në mjetin e tyre lundrues, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë nxjerrë në breg, mjetin e tij lundrues që ishte përmbysur në mes të detit.
Drejtuesi i mjetit lundrues ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë që i erdhën në ndihmë në kohë rekord”,-thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve