Ndryshimet në Qeveri, Bardhi: Makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni i Ramës
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas ndryshimeve të bëra në qeveri, të cilat u bën me dije këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkuan se ndryshimet janë thjesht një një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit.
“Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit”- tha ai.
Kryeministri Edi Rama prezantoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, këtë të hënë, ndryshimet në kabinetin qeveritar.Nga ndryshimet e bëra preken 6 ministri, ndërkohë që është shkrirë Ministria për Standardet dhe Shërbimet dhe është shtuar Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku.
Shefi i qeverisë bëri me dije se është larguar Olta Xhaçka nga posti i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtnë dhe në vend të saj është emëruar Igli Hasani.
Ndryshimet e bëra:
Ministër i Finanacave dhe Ekonomisë: Ervin Mete
Ministri për Evropë dhe punët e Jashtme: Igli Hasani
Ministër i Arsimit dhe Sportit: Ogerta Manastirliu
Ministri i Bujqësisë: Anila Denaj
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Albana Koçiu
Ministër Shtetit për Sipërmarrjen: Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për pushtetin vendor: Arbian Mazniku.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë