Spahiu: Rama-Berisha-Meta s’do e lejojnë votën e emigrantëve as në 2025

20 Janar 2024 | 19:41

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku analizoi përplasjet politike në lidhje me reformën zgjedhore.

Duke u ndalur tek diskutimi mbi mundësinë e votës së emigrantëve, Spahiu, deklaroi me bindje se parlamenti aktual nuk do ta votojë një gjë të tillë.

Ai nënvizoi se liderët e politikës në Shqipëri, si Rama, Berisha dhe Meta nuk do të kryenin vetëvrasje politike duke lejuar të votojnë 1 milion e gjysmë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që mund të bënin ndryshimin e madh.

“Ajo që mund të sillte ndryshimin e madh zgjedhor janë 1 milion e gjysmë emigrant që këta nuk ua njohin votën. Këta aktorë nuk mund t’ua njohin të drejtën e votës pasi këta i kanë përjashtuar nga e drejta e votës. Berisha, Meta dhe Rama kanë 33 vite që votojnë kundër votës së emigrantëve dhe nuk ka asnjë shans që pas 33 viteve këta të jenë të ndërgjegjësuar që emigrantët do të votojnë pro tyre. Nuk mendoj se ky Kuvend do ta bënte këtë hap, pasi do të ishte një vetëvrasje politike për ta”, THA Spahiu.

Gjithashtu ai u ndal dhe tek aksioni i opozitës për të nxitur një krizë parlamentare.

“Maksimumi që mund të merret nga një krizë parlamentare janë zgjedhjet parlamentare. Unë nuk kam dëgjuar asnjë lider të opozitës të kërkojnë zgjedhje të parakoshme, përkundrazi ata thonë se zgjedhjet e parakohshme do të favorizonin Ramën. Një krizë në ekstrem për çfarë e do? Ja e bllokove parlamentin dhe shkove në zgjedhje, do prodhosh një parlament me një shumicë më të madhe të socialistëve. Kanë 78 dhe do të nxjerrin 107, pasi në këtë situatë vetëm rrugica e Salës do të votojë opozitën”, tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026