Spahiu: S’ka turizëm elitar kur djeg plehrat apo derdh ujërat e zeza në det
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se në Shqipëri nuk mund të flitet për turizëm elitar në një kohë kur ende digjen plehrat dhe ujërat e zeza derdhen në det.
Sipas Spahiut, ky është momenti kur shteti duhet të ndërhyjë për të mundësuar zbatimin e ligjit për mbrojtjen e mjedisit, sidomos në zonat turistike dhe veçanërisht gjatë sezonit turistik.
“Shteti duhet të krijojë një infrastrukturë të caktuar. Ku vjen në Shqipëri nga ajri, sa i afrohesh tokës shqiptare sheh shtëllunga tymi të plehrave që digjen sikur jemi në Afganistan. Nëse kemi një legjislacion të caktuar duhet respektuar sidomos në zonat turistike. Nuk duhet të hapen kantiere ndërtimi në sezonin turistik, kjo do të thotë të sabotosh turizmin e atij vendi. Të huajt që vijnë në Shqipëri kanë një imazh të tmerrshëm për Shqipërinë nisur nga viti ’97. Na imagjinojnë një vend si Meksika me banda. Duhet të jemi të kujdesshëm në garancinë që japim për sigurinë në vendet turistike”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: Stop çmimeve selektive ndryshe për kosovarët, ndryshe për të huajt
- Spahiu: Çmimet e çmendura 300 euro çadra janë kriminale, shteti t’i ndalojë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë