SPAK ankimoi nisjen e hetimeve për Olta Xhaçkën, shtyhet seanca në Apelin e GJKKO

8 Maj 2025 | 13:12

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shtyjë për në datën 14 maj seancën e shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga SPAK ndaj vendimit të gjyqtares Flora Hajredinaj, e cila kishte urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të parave.

Shkak për shtyrjen e seancës, sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, ishte mungesa në sallë e kallëzuesit, Fredi Beleri. Ndërkohë, përfaqësuesit ligjorë të Belerit kishin dërguar një shkresë në adresë të Apelit të Posaçëm, duke argumentuar se zhvillimi i gjykimit me seancë publike përbën një shkelje të procedurës, pasi sipas tyre, çështja duhet të ishte trajtuar në Dhomë Këshillimi.

Seanca e radhës pritet të përcaktojë nëse SPAK do të detyrohet të nisë hetimet ndaj çiftit Xhaçka–Gaçi, siç urdhëroi gjyqtarja Hajredinaj, apo nëse ankimi i SPAK do të pranohet dhe vendimi do të rrëzohet.

Kujtojmë se pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, organi i akuzës ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.

Prokuroria e Posaçme tha se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga shtetasi Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar trualli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026