SPAK duhet të fuqizohet, Basha: Rama bllokon drejtësinë është pjesë e korrupsionit
Ish- kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sa herë ndodhin skandale që kanë lidhje me korrupsionin, pushton ekranet që ta luftojë atë .
Basha tha se sa herë që Rama shpall nisma kundër korrupsionit, më shumë para vidhen nga shqiptarët dhe kërkon fuqizimin e SPAK si e vetmja rrugë për të luftuar korrupsionin.
Ai gjithashtu thekson se propozimet e Partisë Demokratike për luftën kundër korrupsionit janë bllokuar në Kuvend.
Deklarata e Plotë:
Sa herë i plasin skandalet e korrupsionit, si rasti i tmerrshëm i onkologjikut, pushton ekranet duke u përbetuar se tani do të luftojë korrupsionin.
E sa herë ndërmerr nisma gjoja kundër korrupsionit, më shumë para vidhen nga xhepat e shqiptarëve. Përmes propagandës synon të bllokojë drejtësinë, që ajo të mos të trokasë në derën e tij dhe t’u shesë shqiptarëve sapunin për djathë, sikur të gjithë janë të korruptuar veç ai jo.
A ka shqiptar që beson se kur janë kapur me presh në duar zëvendës kryeministri i korruptuar, ministra të korruptuar, kryebashkiak të korruptuar, drejtorët e përgjithshëm të korruptuar, drejtorët e bashkive të korruptuar, të gjithë të korruptuar, vetëm Edi Rama është i pakorruptuar?!
Të gjitha fijet e korrupsionit lidhen pas karrikes së tij, prandaj atij i duhet dëshpërimisht të kontrollojë SPAK, e për këtë përdor aleatët që ndajnë të njëjtin hall me të. Nëse vërtetë do të ishte për luftë kundër korrupsionit, fillimisht do të plotësonte kërkesat e SPAK, dhe për këtë ka propozimet tona, që me urdhër të tij janë kyçur në sirtaret e Kuvendit.
Me vepra Edi Rama është kampioni i korrupsionit, mbrojtësi më i fuqishëm i aferave korruptive dhe i promovimit të të korruptuarve.
Sot ka një rrugë për të luftuar korrupsionin, të mbështetet dhe fuqizohet SPAK. Të tjerat janë shfaqje elektorale, për të pastruar imazhin e nxirrë nga gjëmat që kanë shpopulluar vendin. Shqipëria meriton më shumë!
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia