SPAK godet 5 policë në Pukë, lejuan kultivimin e kanabisit

21 Tetor 2021 | 16:30

Një hetimi 1 vjeçar i SPAK ka goditur një grup kriminal të kultivimit të kanabisit në zonat malore të Pukës e Mirditës, ku të përfshirë ishin dhe 5 efektivë policie.

Pesë efektivët e policisë për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arresti, kanë favorizuar në të paktën 4 raste kultivimin e kanabisit.

Mes punonjësve të policisë së përfshirë është dhe Kastriot Bicukaj, nënkomisari i policisë së Pukës i cili është shpallur në kërkim, ndërsa 4 efektivë të tjerë janë lënë në masën detyrim paraqitje.

Hetimi 1 vjeçar i SPAK dhe SHÇBA zbuloi se 20 personat përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm, 9 prej të cilëve janë arrestuar, kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të siguruar shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa kanë pasur edhe mbështetje e policisë për kryerjen pa problem të aktivitete të tyre kriminal.

Nga hetimi rezulton se efektivët dekonspironin operacionet duke dërguar informacione tek trafikantët sa herë kishte kontrolle në zonat ku kultivohej lënda narkotike. Ne 4 raste që sipas SPAK implikojnë 5 punonjësit e policisë janë sekuestruar 4000 rrënjëve kanabisi dhe rreth 80 kg kanabis.

Ky nuk është procedimi i vetëm mes SPAK dhe SHÇBA, pasi burime nga prokuroria e posaçme bëjnë me dije se ka dhjetra hetime për shpërdorim detyre nga punonjës policie të cilët lejojnë kultivimin e kanabisit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026