SPAK heton Metën, Manjani: S’ka asgjë të keqe, do sqarohemi

24 Gusht 2022 | 15:29

Për Ylli Manjanin nuk ka asgjë të keqe nëse SPAK kërkon informacion për Ilir Metën.

Ish-ministri i Drejtësisë tha në një intervistë për Euronews Albania se hetimi sjell vetëm gjëra të mira pasi në një mënyrë apo një tjetër e sqaron çështjen.

“Nëse çështja e spiunllëkut të pretenduar të Ilir Metës ekziston atëherë duhet sqaruar. Nëse ekziston atëherë Ilir Meta të mbajë përgjegjësi dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që e kanë emëruar Ilir Metën me vite në funksione publike, përfshirë dhe Edi Ramën dhe Erion Veliajn” – u shpreh Manjani.

Nëse diçka e tillë nuk rezulton e vërtetë, atëherë sipas Manjanit të gjithë të mbajnë përgjegjësi për këtë shpifje.

“Në këto kushte një hetim do të na sqarojë dhe nuk ka asgjë të keqe,” – theksoi Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026