SPAK i dërgon zyrtarisht shkresën KQZ-së: Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
11 Maj 2026 | 11:50

SPAK i ka dërguar zyrtarisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi njoftimin për vendimin gjyqësor të formës së prerë ndaj kryetarit të Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Në shkresën zyrtare, SPAK konfirmon se Kreshnik Hajdari është shpallur fajtor për veprën penale “falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, sipas nenit 190/2 të Kodit Penal.

Sipas dokumentit të përcjellë nga prokurori i posaçëm Klodjan Braho, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur më 25 janar 2024 dënimin me 9 muaj burg për Hajdarin. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi është reduktuar në 6 muaj burg, i pezulluar dhe i konvertuar në shërbim prove.

SPAK sqaron gjithashtu se vendimi ka marrë formë të prerë më 5 korrik 2024, çka e vendos mandatin e tij në kushtet e shqyrtimit ligjor nga institucionet përkatëse.

Ky zhvillim vjen pas denoncimeve të përsëritura të ish-kandidatit për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi, i cili ka pretenduar se Hajdari nuk ka deklaruar një dënim të mëparshëm në Greqi dhe ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e mandatit të tij.

Pas njoftimit të SPAK, pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shqyrtojë rastin dhe të vendosë mbi vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe pisha në zonën midis fshatit Lekas dhe Voskopojës, në Bashkinë...
13:10 | 24/07/2026

Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar theksoi se reagimi i qytetarëve në protestë nuk...
12:54 | 24/07/2026