SPAK kërkoi burg për fshehje pasurie, flet në seancë ish-kreu i Kushtetueses

31 Maj 2023 | 12:20

Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ka bërë mbrojtjen ndaj akuzave për fshehje pasurie, në seancën e mbajtur ndaj tij në GJKKO këtë të mërkurë.

Dedja në fjalën e tij deklaroi se apartamenti në Golem me hapësirë 60m2 dhe një garazh, është në emër të vëllait tij dhe për të ardhurat nga janë vendosur ato pasuri, duhet të përgjigjet ai.

“Sa ti takon huasë 10 mijë euro nga kunati. Ai ka punuar në emigrim, dhe nuk i deklaronin të ardhurat nga emigracioni në vitet 2000. Për apartamentin 146 m2 në Tiranë kamë marrë kredi deri në vitin 2033”, tha Dedja.

Ish-kreu i Kushtetueses akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka ngritur akuza të pambështetura në prova.

“Akuza nuk është konceptimi. Gjyqtari i seancës paraprake nuk është shprehur me vendim se provat ishin të pamjaftueshme. Seanca paraprake nuk zëvendëson gjykimin në themel”, tha Dedja.

GJKKO vendosi të shtyjë për 15 qershor, seancën e mbrojtjes së vendimit për të përgatitur konkluzionet. Mbrojtja kërkoi t’i vihen në dispozicion të gjitha procesverbalet e procesit gjyqësor.

Kujtojmë se Bashkim Dedja akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa SPAK kërkoi 1 vit burgim që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 2 vite shërbim prove. Pas daljes nga seanca Dedja nuk preferoi të komentonte, duke thënë se do përgjigjet në një moment tjetër.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026