SPAK po kryen një operacion në Elbasan dhe qytete te tjera, ku janë lëshuar disa urdhër-arreste. Burime bëjnë me dije se që prej mbrëmjes së djeshme policia ka nisur ekzekutimin e masave të sigurimit, të cilat raportohen se janë 30 të tilla.
Mësohet se urdhër-arrest është lëshuar për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetau.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë Arrest në shtëpi për Fetahun.
Burime bëjnë me dije opercioni është vazhdim i “plumbit të artë” ku emrat e të dyshuarve kanë dalë nga dëshmia e të penduarve të drejtësisë dhe zbërthimi i aplikacioneve Sky Ecc.
Mes te ndaluarve është dhe një zv. drejtor burgu dhe një oficer policie.
Vijon…
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka
- Goditja e grupit kriminal, SPAK: Merrnin 45 mijë $ për të çuar 1 emigrant në SHBA