SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nënshkruar pesë memorandume mirëkuptimi me prokuroritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Paraguajit. Kjo vjen në kuadër të një takimi të nivelit të lartë të zhvilluar më 2–3 dhjetor në selinë e EUROJUST-it në Hagë.
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, së bashku me prokuroren Dorina Bejko, morën pjesë në takimin ku u mblodhën përfaqësues nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine. Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i shpejtë i informacionit janë thelbësorë në luftën kundër krimit të organizuar.
“SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe operacionale, duke u shndërruar në një kontribues të vërtetë të sigurisë”, deklaroi Dumani.
Gjatë aktivitetit, Dumani zhvilloi edhe takime bilaterale me homologë nga Paraguaji, Peruja, Kili, Brazili, Kolumbia, Republika Domenikane dhe Ekuadori, me fokus luftimin e trafikut të narkotikëve dhe grupeve kriminale .
Ky takim u zhvillua në kuadër të një eventi më të gjerë tre-ditor me përfaqësues nga Bashkimi Europian, Ballkani Perëndimor, Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, me synimin e forcimit të bashkëpunimit mes rajoneve në luftën kundër krimit të organizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët