SPAK refuzon kërkesën e Veliajt për takim me përfaqësues të Këshillit të Europës

20 Nëntor 2025 | 17:21

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e Erion Veliajt për një takim zyrtar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës gjatë vizitës së tyre në Shqipëri.

Sipas njoftimit të SPAK, kërkesa u depozitua më 11 nëntor 2025, por nuk përfshinte emrat e përfaqësuesve të delegacionit. Prokuroria e Posaçme e refuzoi kërkesën më 18 nëntor, duke u bazuar në ligjin nr. 81/2020

“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” dhe VKM nr. 209/2022.

SPAK thekson gjithashtu se, përkundër raportimeve në media, nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga vetë përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026