SPAK sekuestron 25 pasuri të pjestarëve të një grupi të dënuar në Belgjikë

1 Gusht 2025 | 09:45

SPAK ka njoftuar këtë të premte sekuestrimin e rreth 25 pasurive në pronësi të disa shtetasve të dënuar më parë në Belgjikë për pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, personat në fjalë rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale të “Vjedhjes në bashkëpunim” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, vepra të cilat parashikohen edhe në legjislacionin penal shqiptar.

Sekuestrimi është bërë në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme, në kuadër të procedimit pasuror nr. 8 të vitit 2024, dhe ka në qendër shtetasin D.D. si dhe disa familjarë të tij: D.S., B.A., A.H., L.V. dhe D.H.

Sipas hetimeve të deritanishme, këto pasuri rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale.

Lista e pasurive të sekuestruara përfshin:

Pasuri të paluajtshme: 9 prona

Subjekt tregtar: 1 kompani, “GUARD SECURITY”

Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motoçikleta)

Shuma monetare të sekuestruara:

77,360 €

2,055,000 lekë

1,150 £ (paund britanik)

Sende me vlerë:

52 orë dore të markave të ndryshme

Më shumë se 35 copë bizhuteri

32 monedha ari

Pajisje elektronike:

15 njësi gjithsej

2 laptopë

5 iPad

8 kamera/fotoaparatë

SPAK thekson se shumë nga sendet me vlerë – si orët, bizhuteritë, monedhat e arit, automjetet dhe mjetet motorike – janë sekuestruar më herët gjatë kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve, në kuadër të ekzekutimit të kërkesave për ndihmë juridike nga autoritetet belge.

Njoftimi i plotë i SPAK

“SPAK sekuestron 25 pasuri ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë, përfshirë para cash, objekte me vlerë dhe sende luksi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H.

Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar (ligji nr. 10192, datë 03.12.2009) pasi rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës  për veprat penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim në formën “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar në legjslacionit tonë penale sipas neneve 134, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të personave nën hetim pasuror dhe të personave të lidhur me ta, të cilat sipas hetimeve të deritanishme rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohen se janë rezultat i veprimtarisë kriminale së tyre.

Pasuri të sekuestruara:

Pasuri të paluajtshme: 9

Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)

Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)

Shuma monetare:

Euro: 77,360 €

Lekë: 2,055,000 lekë

Paund britanik: 1,150 £

Orë dore të markave të ndryshme: 52

Bizhuteri: mbi 35 copë

Monedha ari: 32

Pajisje elektronike: 15

Laptopë: 2

iPad: 5

Kamera/aparate fotografike: 8

Theksojmë se sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar më parë në kuader të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kerkesave për ndihme juridike të autoriteteve belge.

Për ekzekutimin e sekuestros u kryen veprimet nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, së bashku me Administratorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026

Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren, duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit. Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë,...
11:58 | 23/07/2026