“SPAK të hetojë gjyqtarët apo prokurorët me pasuri miliona euro”

7 Janar 2021 | 19:12

Kryetari i Komisionit të Ligjeve i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për të korruptuarit e sistemit të drejtësisë. Në një intervistë për dokumentarin Unpublished në Euronews Albania, Ulsi Manja deklaron se këtë institucion nuk e pengon asgjë për të vënë para drejtësisë të korruptuarit.

“Është e qartë në ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, pra në ligjin e Vettingut. vetingu është një proces hetimi administrativ dhe nuk ka lidhje me imunitetit penal. Askush nuk ka imunitet përballë ligjit penal, që do të thotë jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga sistemi po kushdo që mund të bëhet subjekt i hetimit penal nga SPAK autoritetet me ligj garanton hetimin e gjithsekujt. SPAK e ka objekt të punës së tij, hetimin e çdo zyrtari të lartë publik, që le të themi, është në shkelje të ligjit penal”,-rrëfen për Unpublished kryetari I Komisionit të Ligjeve.

Ajo që e shqetëson Ulsi Manjën është edhe vlefshmëria e vendimeve të dhëna nga ata që tashmë janë larguar nga sistemi.

“Çfarë do të bëhet me gjithë ato vendime që kanë thënë gjithë ato gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vettingu ndër vite sepse në fund të fundit ajo që djeg te tjetri dhe që është populli nuk djeg më shumë tek subjektet e rivlerësimit. Këto gjykatës dhe prokurorë të larguar nga sistemi me vendimmarrje të caktuara këtu e 30 vjet  Vendimet që kanë dhënë ata është e qartë në ligj që nuk preken, sigurisht që edhe vendimet e dhëna nga KPK dhe KPA, janë vendime të dhëna nga institucione të krijuara me kushtetutë dhe ligj dhe çështja e zhbërjes së këtyre vendimeve është një çështje që nuk mund ta vendosi unë”,-thotë zoti Manja.

Sipas juristit Sajmir Vishaj ky proces që po ndodh nuk mund të quhet Vetting. “Nëse thua që ti zotëri gjyqtar, ti zotëri prokuror, je i korruptuar, ndaj teje do të fillojë një çështje penale. Ndaj teje do të vazhdojë edhe një çështje penale, në qoftë se t’i thua që lekët që m’i ka dhuruar nëna apo daja, ke bërë një gabim që nuk i ke deklaruar, nuk është veting ky”, thotë z. Vishaj.

“Vetingu është nëse ke hequr gjyqtarë dhe prokurorë për mosd eklarim të pasurive ose për pasuri që kapin vlera mbi 500 milion- 2 milion euro Spaku aty është. Asnjë nga SPAK nuk merr guximin për t’i hetuar këto, por i sfumon me një makinë dy milionë lekë, që po zë OFL. Deri në këto momente nuk kemi asnjë të proceduara apo të gjykuar nga subjektet e rivlerësimit”,-shprehet z. Vishaj. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026