Spanja iu referua si “territori i Kosovës”, FFK ankohet në UEFA
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i është drejtuar Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) me notë proteste, pasi Federata Spanjolle e Futbollit i është referuar Kosovës si “territori i Kosovës”.
Në shkresën drejtuar shefit të UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe të Federatës së Spanjës, Rafael Louzan, FFK-ja i cilësoi si “të papranueshme” veprimet e Federatës spanjolle në komunikimet zyrtare në prag të ndeshjes kualifikuese për Evropianin e ardhshëm për nën 21-vjeçarët, shkruan REL.
Spanja iu referua Kosovës si “territor i Kosovës” në paralajmërimin që bëri për ndeshjen e ekipit të kombëtar U21 kundër Kosovës U21, që do të luhet pasdite në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Një qasje e tillë e mohon sovranitetin e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe i përfaqësuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, anëtare e barabartë dhe e plotë e UEFA-s, ashtu siç është edhe vetë RFEF”, u tha në shkresën e dërguar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi.
FFK-ja tha se kjo nuk është hera e parë që përballet me një qasje të tillë nga RFEF-ja “dhe ne e konsiderojmë këtë plotësisht të papranueshme.
“Kërkojmë nga UEFA një reagim të qartë dhe të menjëhershëm për këtë çështje, si dhe një korrigjim publik dhe pranim zyrtar nga Federata e Futbollit të Spanjës, duke e pranuar se veprimet e tyre ishin të papërshtatshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të UEFA-s”, u tha në shkresë.
FFK-ja shtoi se shpreson që do të vazhdojë të trajtohet si anëtare e barabartë e UEFA-s, jo vetëm nga federata evropiane, por nga të gjitha federatat kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor