Çerekfinalet e Euro 2020, Spanja kualifikohet falë penalltive përballë Zvicrës
Spanja ia doli të kualifikohet në çerekfinalen kundër Zvicrës falë goditjeve të njëmbëdhjetëmetërshave.
Mikel Oyarzabal rezultoi i saktë në penalltinë e pestë për spanjollët ndërsa më parë tre futbollistë të Zvicrës kishin gabuar – dy pritje nga Unai Simon, një goditje jashtë porte.
Ndeshja në kohë të rregullt kishte përfunduar 1-1 ku pas autogolit të Zakarias në pjesë të parë, Xherdan Shaqiri barazoi në të dytën. Zvicra u detyrua ta luajë pjesën tjetër të ndeshjes me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Freuler.
Teksa edhe pjesët shtesë nuk nxorën një fitues, në njëmbëdhjetëmetërsha spanjollët rezultuan më të saktë, pavarësisht se nga ata gabuan kapiteni Sergio Busquets dhe mesfushori Rodri.
Spanja pret tashmë në gjysmë-finale fituesin mes Belgjikës dhe Italisë.
Vlen të theksohet se për Xherdan Shaqirin goli i sotëm ishte rekord, pasi ai është kthyer golshënuesi historik për Zvicrën në evropianë – 4 gola në total, 3 Euro 2020, 1 Euro 2016.
Nga ana tjetër Shaqiri është mes pesë futbollistëve evropianë më rezultativë në turnetë madhorë të fundit – botërorë dhe evropianë: Ronaldo (13), Griezmann (11), Lukaku (10), Perisic (9) dhe Shaqiri (8).
Zviceranët qenë kualifikuar në çerek-finale pasi mundën me penallti Francën kampione bote, ndërsa Spanja pati mundur Kroacinë.
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta