Spanja kundërshton thirrjen e Von der Leyen për qendra emigrantësh jashtë BE
Zëdhënësja e qeverisë spanjolle Pilar Alegría tha sot se Madridi kundërshton krijimin e qendrave për emigrantët jashtë BE-së, sipas modelit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, pasi Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen u bëri thirrje liderëve të Unionit që të shqyrtojnë këtë çështje.
Alegría kujtoi se qeveria spanjolle tashmë ka shprehur kundërshtimin e saj për krijimin e qendrave të tilla në vendet e treta dhe theksoi se Madridi në Evropë do të vazhdojë të mbrojë zbatimin “humanitar” të Paktit për Migracionin dhe Azilin, raporton Efe.
Ajo theksoi se qeveria do të vazhdojë të punojë për këtë dhe konfirmoi angazhimin e Madridit për krijimin e rrugëve të sigurta të migrimit.
Siç thuhet nga Alegria, qeveria spanjolle do të vazhdojë bashkëpunimin edhe me vendet e origjinës dhe tranzitit të emigrantëve kundër “mafies që trafikon njerëz”, duke aplikuar një politikë që ka arritur të ndalojë, siç pretendon ajo, deri në 40 për qind të parregullsive.
Në të njëjtën kohë, zyrtari i lartë i Ishujve Kanarie, Manuel Dominguez, shprehu gatishmërinë e tij për të shqyrtuar iniciativën e Von der Leyen, sipas Efe.
Më herët sot, Von der Leyen bëri thirrje për shqyrtimin e mundësisë së krijimit të “qendrave të kthimit” jashtë BE-së në një letër drejtuar liderëve të BE-së për migracionin e parregullt, duke përmendur marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë si një model të mundshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)