VIDEO| Anija “Libra” sjell 16 emigrantët e parë afganë në portin e Shëngjinit

16 Tetor 2024 | 07:45

Mëngjesin e kësaj të mërkure, anija “Libra” ka mbërritur pranë brigjeve të portit të Shëngjinit me 16 emigrantët e parë afganë.

Anija është shoqëruar nga dy varka të tjera të policisë, dhe pritet të ankorohet në port që prej orës 07:30.

Në portin e Shëngjinit, forca të shumta të Policisë italiane dhe asaj shqiptare janë vendosur për të garantuar sigurinë gjatë këtij procesi.

Autoritetet po monitorojnë situatën për të siguruar një mbërritje të sigurt për emigrantët.

 

Refugjatët afganë që mbërritën me anijen “Libra” do të jenë të parët që fillojnë jetesën e tyre në kampin e krijuar sipas marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Procedura e aplikimit për azil pritet të përfundojë brenda 4 javësh. Emigrantët që plotësojnë kriteret do të transferohen në Itali, ndërsa ata që nuk e kanë këtë të drejtë do të riatdhesohen pas qëndrimit në kamp.

Përshpejtimi i procesit për apelimet do të realizohet përmes lidhjeve me video me gjykatën e Romës, ku afati për shqyrtim është përgjysmuar në 7 ditë për shkak të dekretit të miratuar për fluksin e ri të refugjatëve.

16 emigrantët e parë udhëtuan me anijen e patrullimit 80 metra të gjatë, e cila ishte e shoqëruar nga një ekuipazh prej rreth 70 ushtarësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026