“Qendrat në Shqipëri u hapën”- Meloni: Italia model për luftën ndaj emigracionit

15 Tetor 2024 | 13:21

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se Italia është bërë model në menaxhimin e emigracionit të paligjshëm në Bashkimin Evropian, falë një qasjeje të re që përfshin bashkëpunimin me vende jashtë BE-së, si Shqipëria. Duke folur në Senatin italian përpara Këshillit Evropian të 17-18 tetorit, Meloni vuri theksin te një rënie prej 60% të zbarkimeve të emigrantëve të parregullt në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë.

Sipas kryeministres italiane, një element kyç i kësaj strategjie ka qenë Protokolli Itali-Shqipëri, që parashikon përpunimin e kërkesave për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe evropian. Dy qendrat e krijuara në Shëngjin dhe Gjadër tashmë janë funksionale, duke ndihmuar në zbatimin e këtij protokolli. Meloni falënderoi kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe qeverinë e tij për bashkëpunimin, duke theksuar se kjo është një rrugë e re, e guximshme dhe efektive në trajtimin e emigracionit.

“Kjo qasje e re pasqyron frymën evropiane dhe ka të gjitha kredencialet për t’u ndjekur edhe me vende të tjera jashtë BE-së. Falënderoj kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për besimin në këtë nismë,” tha Meloni, duke shtuar se është një hap i rëndësishëm për të luftuar trafikantët dhe për të parandaluar tragjeditë në det.

Ky bashkëpunim midis Italisë dhe Shqipërisë përbën një model për menaxhimin e flukseve migratore dhe po kontribuon në përmirësimin e situatës në të gjithë Mesdheun, nënvizoi Meloni

Ajo shtoi gjithashtu se do të ketë takime joformale të vendeve të BE-së për të diskutuar efektet e mëdha të emigracionit, për të përmirësuar më tej këtë qasje të përbashkët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026